Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar këtë mëngjes një përditësim të shërbimit të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar se një ndryshim në taktikat ruse mund të rezultojë në më shumë vdekje civilësh.
“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij fillestarë”, shkruan ministria në Twitter.
Mesazhi shton se Rusia ishte “e habitur nga përmasat dhe egërsia e Rezistencës së Ukrainës”.
“Rusia është detyruar të ndryshojë taktikën e saj operacionale dhe tani po ndjek një strategji të rrënimit. Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të forcës së goditjeve me bombardime që rezulton në rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikim të krizës humanitare”, kanë deklaruar shërbimet e inteligjencës britanike.