Britania ka shtuar sanksionet kundër Rusisë, duke sanksionuar edhe 65 individë dhe subjekte të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, sipas la repubblica
Gjashtë banka të tjera janë vënë në shënjestër, duke përfshirë Alfa Bank, bashkëthemeluesit e së cilës përfshijnë oligarkët e sanksionuar më parë Mikhail Fridman, Petr Aven dhe German Khan. Prodhuesi më i madh në botë i diamanteve Alrosa është sanksionuar gjithashtu.
Në listën e Britanisë është edhe 26 vjeçarja Polina Kovaleva, thjeshtra e ministrit të jashtëm rus Serghei Lavrov, e cila jeton në një apartament luksoz në Londër.
Ministrja e Jashtme Liz Truss e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi në Twitter, duke specifikuar se lista tani përfshin “më shumë se 1000 individë dhe kompani” që besohet se kanë lidhje me sistemin e pushtetit të Presidentit Vladimir Putin.