Kim Kardashian dhe motra e saj Khloe arritën të rrëmbenin vëmendjen e të gjithëve me veshjet e tyre të zjarrta teksa mbërritën në dyqanin e ‘SKIMS’ në Miami të shtunën mbrëma.

Yjet e ‘KUWTK’ dukeshin mjaft tërheqëse teksa kanë ekspozuar linjat e tyre perfekte trupore dhe janë fotografuar nga paparacët. Kim kishte veshur një palë reçipeta ngjyrë argjendi që tregonte dekoltenë e saj të bollshmedhe një palë streçe të ngushta mbas trupit dhe me një palë taka të tejdukshme. Gjithashtu gjatë paraqitjes themeluesja e “SKIMS” mbajti të vendosura dhe një palë syze të zeza të mëdha që dukej sikur të kujtonin perzonazhin e njohur Batman.

Ndërkohë motra e saj Khloe kishte veshur një fustan ngjyrë blu të ndezur të ngjitur pas trupit teksai tregonte linjat perfekte. Gjithashtu ajo e kombinoi pamjen e saj seksi me shumë bizhuteri, duke përfshirë vathë argjendi, byzylykë diamanti apo unaza me gurë të shndritshëm.