Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim vizitoi kampin e Programit të Udhëheqjes dhe Gjuhës Angleze (LEAP) për të rinjtë afganë në Tiranë, i nisur fillimisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul, në bashkëpunim me Këshillat Amerikanë.

Ky program tre-javor udhëheqjeje u zhvendos në Shqipëri për të vazhduar t’u ofrojë të rinjve afganë aftësi të gjuhës angleze dhe ndërkulturore.

Ambasadorja Kim vizitoi klasat e programit LEAP dhe u takua me pjesëmarrësit afganë, të cilët ajo i nxiti të mendonin se si do të jenë udhëheqës në të ardhmen, se si mund të përdorin përvojat dhe talentet e tyre për të frymëzuar të tjerët, për të krijuar një botë më të mirë dhe më paqësore.