Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka njoftuar se Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën.
Ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve diplomatike, ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë është “e fortë” dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të gjera.
Reagimi i Yi vjen pak pasi kryeministri i Australisë Scott Morrison i kërkoi Kinës të denoncojë Rusinë.
“I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë. Asnjë vend nuk do të kishte një ndikim më të madh në Rusi sesa Kina,” tha Morrison.
Qeveria e Kinës 12 dit pas nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë, as nuk e ka dënuar dhe as e ka falur luftën e Rusisë kundër Ukrainës.