Kremlini u është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden sa i përket mundësisë për të dëbuar Rusinë nga G20, i ekonomive kryesore të botës. Kështu, për Rusinë, kjo nuk do të përbënte ndonjë ndëshkim katastrofik.
“Formati i G20 është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.
Peskov tha po ashtu se bota shtrihej më tej se SHBA-ja dhe Evropa ndërsa parashikoi se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështonin.
Kujtojmë se qytetarët në Rusi janë duke u përballur me çmime të larta dhe mungesë të disa mallrave pasi SHBA, BE, Britania e Madhe dhe aleatët vendosën masa për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.