Kreu i ekipit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë tha se vëzhguesit kanë marrë informacione për varreza masive në qytetin e Mariupol. Është zbuluar se një prej tyre mësohet se mund të përmbante rreth 200 trupa. “Ne kemi marrë informacion për varret masive që ndodhen atje,” tha Matilda Bogner për mediat e huaja.
Ajo gjithashtu se kishte marrë informacion për rusë që vrasin civilë në makina gjatë evakuimeve dhe ka dokumentuar raste të zhdukjeve me forcë të zyrtarëve ukrainas, disa prej të cilëve edhe janë marrë peng.