Shtrenjtimi i çmimit të karburantit dhe produkteve ushqimore ka bërë që zinxhirët ushqimorë të supermarketeve në Greqi të vendosin një tavan shitjeje për produktet si mielli dhe vaj i lulediellit, për të evituar mungesa të mundshme në këto artikuj.

Mediet greke shkruajnë se një praktike e tillë me shitje të kufizuar është ndjekur edhe më parë, me tregtarët që kanë marrë iniciativën të vendosnin një tavan në sasinë e shitjeve të këtyre produkteve për klient.

Qeveria greke ka kërkuar inventar të rezervave me miell, grurë dhe nënprodukteve të grurit nga supermarketet dhe marketet në vend brenda dy ditësh.
Nëse kompanitë nuk regjistrojnë inventarët e tyre ose paraqesin një deklaratë të pasaktë, gjobat janë:
•Sekuestrimi i produkteve të raportuara, në masën që nuk janë deklaruar ose janë deklaruar gabim dhe
•Gjobë administrative nga 1000 deri në 100000 euro.