Për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Demokratike në orën 19:00. Në mbledhje pritet që të diskutohet mbi situatën e brendshme në parti, ndërsa njoftimin e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjërën nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërsa Berisha nga ana tjetër duket më i vendosur se kurrë që të rimarrë sërish drejtimin e PD.