Qeveria shqiptare po përgatit një paketë Rezistence Sociale për të përballur krizën ekonomike, pasi vendi është përfshirë nga protestat për rritjen e çmimeve. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.
Ai ka ndarë edhe një foto ku shihet me kabinetin qeveritar.
Postimi i plotë:
??Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare??❤️.