Kryeministri Rama iu drejtua qytetarëve online për të shpjegur rritjen e çmimeve dhe masat që po merret.

Më tej Rama i përgjigjet komentuesve, duke sqaruar se si varet rritja e çmimeve nga rritja e çmimeve kudo në botë.

“Arin e zi të shqiptarëve po ju a shisni të huajve thonë. Jemi në një jerm total. E kuptoni ku jemi?

Shqipëria prodhon një naftë të rëndë, e cila nëse përpunohet për t’u bërë diesel apo benzinë, del shumë më e shtrenjtë se ajo e importit, ky është fakt, prandaj kjo naftë eksportohet për bitum dhe në të gjithë botën e ekplorojnë dhe e tregtojnë kompani, ka vetëm 2-3 vende naftëmbajtëse që kanë kompani shtetërore.

Ajo që kemi bërë është se nuk është më në duar pa lidhje, siç ishte, se më fute në një thes me non-gratën. Nafta është në duart e kompanive më të mëdha, serioze dhe nga kontrata me ta, ne kemi ndryshuar të vjetrën për të marrë më shumë. Këtë kemi bërë ne.

Ne e kemi naftën crude, këtu, prandaj vjen nga jashtë e prandaj ndikohet nga çmimet e bursës në botë”, tha Kryeministri.