Rritja e çmimeve të benzinës dhe naftës po prek edhe Italinë fqinje. Mediat raportojnë se rritja për disa ditë rresht e këtyre çmimeve në Mesdhe, ka detyruar kompanitë më të mëdha të shpërndarjes së karburanteve në Itali që të rrisin çmimet e shitjes.

Kështu, shitjet e kompanisë “Eni” u rritën me 8 cent për benzinën, ndërsa kompanitë “Q8” dhe “Tamoil” e rritën çmimin me 6 cent për benzinën dhe naftën. Shitjet e kompanisë “Ip” u rritën me 5 cent për benzinën dhe 8 cent për naftën.

Për rrjedhojë, çmimet e blerjes nga konsumatori të dy karburanteve vazhdojnë të shënojnë rritje të mprehtë: mesatarja e naftës së ofruar me shërbim në karburant shkon në 2.1 euro për litër, ndërsa prek 2 euro në modalitetin e furnizimit me vetë shërbim në stacionet e karburanteve. Benzina vazhdon të rritet dhe tashmë është mbi 2.1 euro në karburantet me shërbim.

Të dhënat e grumbulluara nga operatorët e Observatorit të Cmimeve, treguan sot se: Çmimi mesatar kombëtar i benzinës me vetëshërbim në stacionet e karburanteve shkon në 2,048 euro/litër (nga 2, 010 që ishte më parë), me markat e ndryshme të kompanive që variojnë nga 2,039 deri në 2,076 euro/litër. Sa i takon shitjes me sherbim në pompat e karburanteve, për benzinën çmimi mesatar i tarifuar rritet në 2,154 euro/litër (dje ishte 2,126).

Çmimi mesatar i naftës me vetëshërbim deri dje ishte 1,910 euro/litër, ndërsa sot ka një rritje që varion nga 1, 966 euro/litër te 2, 040 euro/litër, sipas kompanive të ndryshme të tregtimit.

Mesatarja e naftës me shërbim është rritur në 2,074 euro/litër, me pikat e shitjes së kompanive me çmime mesatare ndërmjet 2,082 dhe 2,131 euro/litër (deri dje 1,991)./Lexo.al

https://www.repubblica.it/economia/2022/03/09/news/benzina_diesel-340764871/