Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bashkëbisedim me video me kryeministrin britanik Boris Johnson, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi luftën në Ukrainë.
Sipas zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, liderët kanë afirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar me rritjen e kostove për Rusinë, si kundërpërgjigje për pushtimin ndaj Ukrainës.
“Gjithashtu, liderët nënvizuan përkushtimin për të vazhduar ndihmat humanitare dhe ekonomike ndaj Ukrainës”, shton zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.