Sirenat që njoftojnë bombardime janë ndezur sërish mëngjesin e sotëm në disa qytete të Ukrainës. Kjo është raportuar nga mediat lokale të cituar nga BBC.

Alarmi ra në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet Cherkasy dhe Kropyvnytsky në qendër të vendit, në Zaporizhia dhe Dnipro në juglindje, në Zhytomyr në lindje dhe në Kharkiv dhe Sumy në verilindje.