Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të tronditë tregjet e energjisë, me çmimet e naftës në SHBA duke u rritur në nivelin më të lartë në gati 14 vjet.
CNN raporton se nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 7.4% të premten, duke përfunduar javën e fundit në 115.68 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë që nga 22 shtatori 2008, vetëm një javë pas shpërthimit famëkeq të Lehman Brothers.
Rritja e çmimit të naftës është nxitur nga sanksionet e reja të vendosura nga vendet perëndimore kundër Rusisë, si dhe kundërsanksioneve të mundshme nga Rusia, duke rritur shqetësimet për ndërprerjet e furnizimit.
Disa kompani perëndimore të energjisë kanë tërhequr përfshirjen në projektet ruse të naftës dhe gazit që nga fillimi i luftës. ExxonMobil, bp, Shell dhe Equinor njoftuan planet e tyre të daljes nga sipërmarrjet dhe projektet e përbashkëta në Rusi.
Frika se pushtimi rus i Ukrainës dhe sanksionet më të gjera të vendosura nga perëndimi mund të ndikojnë në furnizimet nga të dy vendet, kanë rritur gjithashtu edhe mallrat e tjera si gruri dhe misri dhe metalet.
Gruri arriti një kulm 14-vjeçar, ndërsa alumini arriti një rekord të ri prej 3,597 dollarë për ton.
Në Europë, çmimet e gazit natyror janë rritur gjithashtu, me kontratën holandeze të gazit të prillit që ka shënuar një rekord të ri prej 185 € për megavat orë dhe aktualisht po tregtohet 41% më i lartë me 171.19 € për megavat orë.
Gazi britanik me shumicë është 35% më i lartë në 390.79 paund për termo pasi ka prekur 398.05 paund për termo, afër rekordit prej 450 paund, të parë dhjetorin e kaluar.
Prodhuesi rus i çelikut Severstal tha se kishte pezulluar furnizimet në BE për shkak të sanksioneve ndaj aksionerëve të tij.
Shqetësimi i ekspertëve mbetetet se ndikimi i rritjes në xhepat e konsumatorëve të karburanteve do të jetë i pashmangshëm për një kohë të gjatë, teksa në Gjermani një litër naftë shkoi në 2 euro, apo në Britani 1.9 euro.
Për të njejtat arsye që lidhen me ndikimin e konfliktit Rusi-Ukrainë, edhe në Shqipëri çmimi i naftës ka shënuar një rritje gjatë ditëve të fundit mes muajit shkurt dhe mars.