Presidenti francez Emanuel Macron shprehu sot shqetësimin se lufta në Ukrainë do të rrezikonte furnizimin me ushqime të Evropës dhe Afrikës.

Sipas tij, si Evropa ashtu edhe Afrika varen nga importet e produkteve bujqësore ruse dhe ukrainase.

Presidenti francez Emmanuel Macron ngriti alarmin në samitin e BE-së në Versajë për nevojën urgjente për të përshtatur “strategjinë ushqimore të Bashkimit Evropian për grurin dhe drithërat.

“Do të jemi edhe më të destabilizuar në 12-18 muaj për shkak të asaj që nuk mund të mbillet këto ditë. Ne duhet të rivlerësojmë strategjinë e prodhimit duke parë gjithashtu Afrikën, e cila do të goditet nga uria në 12-18 muaj”, tha ai.