Gianluigi Donnarumma po kalon momente të vështirë, i kritikuar nga shtypi europian për gabimin e bërë të mëkurën e kaluar në mbrëmje, që i ka hapur rrugën fitores së Real Madrid dhe ka eliminuar PSG-në nga Champions League.

I zgjedhur portier më i mirë në Europianin e fundit të fituar nga Italia, Donnarumma kritikohet më shumë për rrogën 12 milionë euro neto, duke përfshirë dhe bonuset. Një situatë e paimagjinueshme nga portieri kur ka zgjedhur të transferohej nga Milan-i në Paris me kosto zero. Por historia mund të kishte shkuar ndryshe po të mos ishte për kushëririn e Raiola-s dhe Galliani-n.

Duke u kthyer disa vite më mbrapa, jo të gjithë e dinë se Donnarumma ka qenë një lojtar i Inter-it para se të kalonte te të rinjtë e Milan-it, ose pothuajse. Porti eri, i lindur në Castellammare di Stabia, i ka kaluar vitet e para të karrierës te Asd Club Napoli, shkollë futbolli që e ka lejuar të përmirësohet veçanërisht në aspekti fizik. Falë punës si zbulues të ekspertit Roberto Samaden, ka qenë Inter-i që e ka vënë re talentin e tij dhe ka kontaktuar babanë Alfonso në 2013-ën, duke mposhtur konkurrencën e Napoli-t.

Siç ka kujtuar Ciro Amore (president i Asd Calcio Napoli) disa vite më parë në faqet e La Gazzetta dello Sport, transferimi te të rinjtë e zikaltërve ishte i kryer, deri në atë pikë se Donnarumma është ftuar nga vetë klubi interist me prindërit për pesë ditë në Milano, ku u regjistrua edhe në shkollë. Një operacion i realizuar në harkun e pak ditëve, por që nuk ka parashikuar një të papritur të minutës së fundit. Duke u kthyer në Castellammare, në fakt, ka ardhur interesimi i papritur i Milan-it, i shtyrë për të realizuar “vjedhjen” nga Enzo Raiola, kushëriri dhe bashkëpunëtori i menaxherit Mino, i cili ka bindur Galliani-n të vihej në lëvizje dhe ta siguronte lojtarin në pak orë.