Pulla postare Slloveni-Shqipëri është më e preferuara nga publiku. Lajmin e bëri të ditur sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, që u shpreh se kjo pullë është renditur në vendin e parë si më e preferuara nga publiku për vitin 2021.

Pulla Slloveni – Shqipëri tregon pamje nga Laguna e Nartës dhe liqeni Cerknica në Slloveni.

“Pulla postare Slloveni – Shqipëri me pamje nga Laguna e Nartës dhe Liqeni Cerknica në Slloveni është renditur në vendin e parë si më e preferuara nga publiku për vitin 2021”, theksoi MEPJ.