Paul Pogba është kthyer në shënjestër të Barcelona-s. Sipas The Daily Star, 29-vjeçari do të mund të merret me kosto zero në fund të sezonit pas skadencës së kontratës së tij prej 297 mijë eurosh në javë.

Barça është tërhequr fillimisht nga gara për francezin sepse nuk besonin se mund të përballonin kërkesat ekonomike të ish-yllit të Juventus-it.

Situata duket se ka ndryshuar pas kontratës marramendëse sponsorizuese të nënshkruar me Spotify javën e kaluar, nga e cila katalanasit do të përfitojnë 279 milionë euro për katër vite.

Një shifër e lartë që ka bindur spanjollët të kthehen në garë për kampionin e botës, të cilit mund t’i ofrojnë një kontratë më të pasur për ta bindur t’i bashkohet revolucionit të Xavi-t.

Barcelona ka siguruar një vend në çerekfinalet e Europa League dhe forma e tyre në La Liga është përmirësuar ndjeshëm pas lëvizjeve të goditura në merkaton e janarit. Nëse kjo formë e mirë do të vazhdojë, Pogba mund të tundohet të transferohet në Camp Nou.

Ëndrra e tij e vërtetë ishte të bashkohej me Zinedine Zidane te Real Madrid, por largimi i trajnerit nnga Bernabeu ka prishur planet e mesfushorit të Manchester United.