Në kuadër të garës policore UAE SWAT Challenge, 2022 që zhvillohet në Dubai, ku morën pjesë 41 ekipe të forcave speciale nga e gjithë bota, RENEA u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.

Garat u zhvillon gjatë datave 13-17 mars, ndërsa Shqiptarja.com ka siguruar video gjatë fazave të ndryshme të stërvitjeve dhe garës së RENEA-s, e cila merrte pjesë për herë të parë, ndërsa epiket e tjera morën pjesë për të 4-in vit radhazi.

Gjatë vlerësimit të garave RENEA u shfaq në mënyrë dinjitoze ndërsa u vlerësua nga komentatorët për shpirtin e garës, kompaktësia e veprimeve taktike në grup, rezistenca, disiplina si dhe përgatitja e lartë fizike.

Në garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike. (Shqiptarja.com)