Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar sërish një video ku ndër të tjera, ua ka uruar të gjitha grave 8 Marsin.

Zelenskyy ka thënë se kjo është zakonisht dita për të festuar gratë ukrainase, por ai “thjesht nuk mund ta bëjë këtë kur kemi kaq shumë pikëllim dhe vuajtje”.

Presidenti ukrainas ka treguar po ashtu se pushtuesit kanë bombarduar sërish Sumyn.

Në Mariupol, ai pretendoi se Rusia e ka rrethuar atë dhe ka “ndërprerë qëllimisht furnizimin me ujë dhe ushqim”, si dhe energjinë elektrike.

“Është hera e parë, rasti i parë kur një fëmijë vdes për shkak të dehidrimit”, shtoi ai, duke iu referuar një incidenti më herët ditën e sotme nga brenda qytetit port të rrethuar./Express