Në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Ajo u prit në një takim takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud. Dy ministrat vlerësuan mbajtjen e Sesionit të Katërt të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, në Riad, në 21-23 mars 2022, si një rast i mirë për të vlerësuar në tërësi marrëdhëniet tona dypaleshe dhe për të identifikuar mundësi konkrete për t’i çuar ato përpara.
Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit konsideruan të rëndësishëm plotësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe intensifikimin e shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë, midis dy vendeve. Homologët ndanë mendimin se bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy palëve, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të të dy vendeve.
Ky bashkëpunim merr interes te vecante kur Shqiperia si vend anëtar jo i përhershëm ne Keshillin e Sigurimit i kushton vëmendje te vecante zhvillimev ne Rajonin e Lindjes e Mesme. Ne kete kontekst, Ministrja Xhacka e njohu homologun e saj me prioritetet e Shqiperise në kuadër te KS të OKB-së. “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të punojë ngushtë me Arabinë Saudite për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme”, tha Ministrja Xhaçka gjatë takimit. Pas Arabisë Saudite, MEPJ Xhaçka do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.