Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka folur me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi rreth luftës që Rusia po zhvillon në Ukrainë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ned Price.
Price bëri me dije se bota po vëzhgon tashmë kombet që ngrihen për të mbrojtur parimet bazë të lirisë.
“Sekretari vuri në dukje se bota po i vëzhgon edhe kombet që po ngrihen për parimet bazë të lirisë , vetëvendosjes dhe sovranitetit”, tha ai ndërsa nënvizoi se bota po vepron unison për të ndalur agresionin rus në Ukrainë dhe se Moska do të paguajë një çmim të lartë për këto sulme.