Kuvendi i Shqipërisë ka votuar pro zgjedhjes së Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Ahmetaj ka marrë 80 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa Angjeli ka marrë 92 vota pro dhe një kundër.

Po ashtu sot në Kuvend janë miratuar edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2022 për Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës.