Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë për të dolur edhe më shumë mbi adresimin e pasojave të luftës mbi çmimet në tregun shqiptar.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se: “Më ka shqetësuar fakti që shumica ja hedh fajin pakicë, pakica ja hedh fajin shumicë, në diskutimin mbi çmimet. Dhe për të mos pasur hedhje fajit nga njëri-tjetri, do futemin dhe ne. Do të krijojmë një Bord për çmimet kryesor. Ky Bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësues të shumicë dhe pakicë dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet të vendosë çmime të ndryshme. Ai që do vendos çmime të ndryshme do të humbasë prodhimin, do t’ia konfiskojmë komplet.”
Kryeministri shtoi: “Jo me arbitrarite, por me ligj dhe zakon do të kalojmë akt normativ dhe i gjithë ushqimi do të konfiskohet, nëse dikush do të lozi me çmimet. Nuk mund të vendosen çmimet sipas dëshirës. Do të hymë ne për të bërë transparencën e çmimeve.”