Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, ku edhe i tha se pavarësisht se nuk beson tek ndërhyrja në treg, tani jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është e domosdoshme. Rama i tha furnizuesve të harrojnë fitimin dhe përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mpishtim së bashku. Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të shportës ku nuk do të lejohen abuzimet dhe se kush nuk respekton çmimin e vendosur humbet mallin.

“Bord për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Nëse kjo ndodh do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të lozë me çmimet jashtë asaj që vendoset do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur pasi nuk ka sens në një kohë krize”, tha Rama.