MAMFORCE një nga kompanitë më prestigjioze në Europë me matjet e saj ka nxjerrë rezultatet e saj të fundit për gratë e njohura në Shqipëri në fusha të ndryshme; politikë, gjyqësor, shoqëri civile, media dhe sport. Në muajin e grave kompania MAMFORCE konfirmon kompetencat në zbatimin e përgjegjësisë familjare të korporatës dhe barazisë gjinore.

MAMFORCE ka njohur rolin e Znj. Elisa Spiropali si zëri I grave në politikë dhe lidershipin ne promovimin e barazisë gjinore në politikë. Ka njohur prokuroren Elizabeta Imeraj si zëri I grave në fushën e ligjitdhe lidershipin e saj në barazinë gjinore në ligj.
MAMFORCE ka shpallur Znj. Iris Luarasi si zërin e grave në shoqërinë civile dhe promovimin e barazisë gjinore në organizatat jo qeveritare, Znj, Eni Vasili si zërin e grave në media dhe rolin e saj në promovimin e barazisë gjinore në media dhe Znj. Majlinda Kelmendi si zërin e grave në sport.

Organizata MAMFORCE përpiqet përmes punës së saj të përmirësojë angazhimin e punonjësve në barazinë gjinore në fusha të ndryshme.

Rezultatet që nxjerr organizata krahasohen me dy standarde – praktikat më të mira dhe performanca. Të pesë fituesit e këtij sondazhi do të marrin certifikata që dëshmojnë për arritjen e tyre në një nga tre nivelet e mundshme të aftësisë: NDRYSHIM (55%), RRITJE (75%), dhe Lidership (95%).

Institucionet dhe organizatat e audituara nga MAMFORCE janë krijuese të ndryshimeve në komunitetet e tyre së bashku me individë që promovojnë barazinë gjinore brenda fushës së punës dhe ndikimit të tyre. Kështu, MAMFORCE njeh kontributin individual dhe u jep mirënjohje të veçantë grave dhe burrave për udhëheqjen e tyre në promovimin e barazisë gjinore.