Delegacioni ukrainas dhe rus kanë nisur bisedimet në Stamboll, me pjesëmarrjen e presidentit turk, Tayip Recep Erdogan. Raundi i ri i bisedimeve po zhvillohet në Pallatin Dolmabahçe.

Kanali televiziv Russia Today transmetoi fillimin e takimit. Erdogan iu drejtua negociatorëve me një fjalim të shkurtër përpara bisedimeve.

“Të dyja palët kanë shqetësime legjitime. Le t’i japim fund kësaj tragjedie”, tha Erdogan.