Çmimet e naftës u rritën me 5% duke shkuar në 121 dollarë për fuçi të mërkurën, teksa ndërprerjet në eksportet e naftës së papërpunuar ruse dhe kazake nëpërmjet tubacionit Caspian Pipeline Consortium (CPC) shtuan shqetësimet për furnizimet globale.
Nafta Brent u rrit me 4,83 dollarë, ose 4,2%, në 120,30 dollarë për fuçi deri në orën 13.55 duke vijuar edhe më tutje trendin e rritjes. Gjatë pasdites, sipas oilprice.com nafta Brent Crude arriti në 121 dollarë, ndërsa nafta WTI në 114 dollarë.
Eksportet e naftës bruto nga terminali i Konsorciumit në bregun rus të Detit të Zi u ndaluan plotësisht të mërkurën pas dëmeve të shkaktuara nga një stuhi e madhe dhe moti i keq i vazhdueshëm.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha më vonë se furnizimet me naftë nga CPC mund të ndërpriten plotësisht deri në dy muaj.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të shpallë më shumë sanksione ruse kur të takohet me liderët evropianë të enjten në Bruksel, duke përfshirë një takim urgjent të NATO-s.