Sali Berisha deklaroi se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar që ka thirrur Enkelejd Alibeaj ditën e nesërme, megjithëse nuk është ftuar nga ky i fundit.

Berisha tha për mediat se grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë dhe se për mbledhjen e njoftuan kolegët e tij.

“Grupi parlamentar nuk është i ndarë. më kanë njoftuar kolegët e mi se kanë mbledhje dhe unë do shkoj, është normal”,- tha Berisha.