Rreth 500,000 refugjatë ukrainas që kanë mbërritur në Poloni vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, sipas të dhënave të Organizata Botërore të Shëndetësisë, shkruan skynews

Sipas të dhënave, gjithashtu 30,000 nga ukrainasit që kanë mbërritur në vendet fqinje kanë probleme të shëndetit mendor, ku shumë prej tyre nevojë për kujdes të veçantë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi ka shkuar në 3.5 milionë.

Gjithashtu më shumë se dy milionë kanë mbërritur në Poloni, ndërsa pjesa tjetër janë zhvendosur në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.

Ndërsa një pakicë është larguar për në vendet e Europës kontinentale.