Kompania farmaceutike amerikane “Moderna” ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë keniane për të prodhuar vaksinat e saj mRNA në vend, njoftoi sot kompania.
“Moderna” zbuloi planet për të investuar deri në 500 milionë dollarë në Kenia, në mënyrë që rreth 500 milionë doza vaksinash të mund të prodhohen çdo vit për kontinentin afrikan.
“Afrika importon shumicën e vaksinave të saj. Në muajt e ardhshëm një qendër për prodhimin e vaksinave mRNA është planifikuar të ngrihet në Afrikën e Jugut me ndihmën e një konsorciumi”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Kompania gjermane “BioNTech” gjithashtu ka bërë plane për ngritjen e objekteve të prodhimit në Afrikë. Kontejnerët e lëvizshëm në të cilët mund të prodhohen vaksinat janë planifikuar të dërgohen në Ruandë, Senegal dhe ndoshta në Afrikën e Jugut në gjysmën e dytë të vitit.