Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një grupim i vendeve të përkushtuara ndaj demokracisë dhe ekonomisë së tregut, e ka ndaluar Rusinë të marrë pjesë në komisionet e e saj, sipas një deklarate të OECD-së.
“Bjellorusia gjithashtu, për momentin nuk do të lejohet të marrë pjesë në grupet e punës të OECD-së me qendër në Paris”, sipas njoftimit.
OECD-ja vendosi zyrtarisht t’i japë fund negociatave të anëtarësimit të Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës. Negociatat ishin pezulluar që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014.