Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se janë mbi 406 civilë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa jemi në ditën e 12-të.
“Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa 801 civilë të tjerë janë lënduar. Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura që nga fillimi i luftës e deri në datën 6 mars”, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Ata pranojnë se shifrat reale ka të ngjarë të jenë më të larta.