Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme Paketën e Rezistencës Sociale në prani të bizneseve shqiptare. Ai vizitoi fabrikën e miellit “Nela”, një nga bizneset që sipas tij që nuk ka pasur asnjë penalitet.
Kryeministri tha se: “Jemi këtu në këtë stuatë absurde, të befasishme të krijuart nga një luftë që zhvillohet në Ukrainë dhe po shikojmë pasojat, si vendet e tjera, të rritjes së çmimeve , prandaj kemi vendosur dje Paketën e Rezistencës Sociale, që janë masa për t’u futur në fuqi menjëherë, jo në qershor sic ishte në planin e buxhetit 2022. Kjo masë do heq taksën e pagës. Keni 7% të ardhura plus, të gjitha parat që do të merrni do t’i çoni në shtëpi, kjo ka rëndësi. Ata me 400 dhe 500 do paguajnë vetëm gjysmën e taksës.
Rama shtoi se: “Paga minimale është 300 mijë lekë dhe nga muaji prill, do jetë 320 mijë lekë dhe do ta rrisim çdo vit dhe ambicia është që në fund të këtij mandati të mos jetë më pak se 400 mijë lekë. Më vjen shumë mirë se me këto masa kemi 56% të të punësuarve në Shqipëri që nuk paguajnë asnjë taksë, zero. Sigurisht kanë vetëm kontributet shoqërore dhe shëndetësore që janë më të ulëta në rajon.”