Evakuimi i civilëve nga qyteti i rrethuar juglindor i Mariupolit është pezulluar. Lajmin e bën të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Forcat ukrainase dhe ruse kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit për të cilin u ra dakord mes dy palëve në mënyrë që të lejoheshin banorët vendas që të largoheshin nga vendi.