Papa Françesku iu bëri thirrje liderëve të Rusisë dhe Ukrainës që të ndalin luftën. Ai theksoi se lufta në Ukrainë ishte një “masakër e pakuptimtë” e pajustifikuar, ndërsa e cilësoi sulmin rus të neveritshëm.
“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet”, u tha Papa mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakra dhe mizori”, shtoi ai.