Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Kështu shprehet presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda në një postim në Twitter.
Sipas Nausėda-s, procesi tashmë ka nisur dhe u mbetet ukrainasve që ta përmbushin sa më shpejt.
“Një natë historike në Versajë. Pas pesë orësh diskutimesh të nxehta, liderët e BE-së i thanë po eurointegrimit ukrainas. Procesi filloi. Tani na takon neve dhe ukrainasve ta realizojmë shpejt. Kombi heroik ukrainas meriton të dijë se ata janë të mirëpritur në BE”, shkruan në twitter presidenti i Lituanisë.