Pas finales së “Big Brother VIP”, Arbana Osmani shijoi pushimet në Maldive me partnerin Eduartin dhe dy fëmijët Jonin dhe Diellin. Mirëpo tani fansat e kërkojnë sërish në ekran.

E pyetur në Instagram nëse do e shohim në ndonjë projekt televiziv së shpejti, moderatorja u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim nga ekrani.


Në natën finale të “Big Brother”, Arbana zbuloi se është shtatzënë dhe tani duket se do e shijojë në qetësi pritjen e ëmbël.