Kryeministri britanik Boris Johnson i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se do të punonte me aleatët ndërkombëtarë për të marrë më shumë pajisje ushtarake mbrojtëse për të ndihmuar në konfliktin në Ukrainë .

“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit për telefonatën mes dy liderëve.

Me herët presidenti Zelensky pati një bisede me homologun e tij francez Macron.