Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga transformimi rrënjësor që po pëson Piramida.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i Piramidës, ku hap pas hapi po merr jetë shtëpia e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, ju uroj një ditë mbarë”, shprehet Rama.
Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan – AADF.
Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografi, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.