Dj PM dhe DJ Dagz janë dy DJ-t më të përfolur të momentit, që prej hyrjes së tyre në “Big Brother VIP Albania” dhe momentet e bukura që ata dhuruan brenda shtëpisë.
Së fundmi, djemtë kanë qenë të ftuar në emisionin “Why not” nga Roza Lati ku ata kanë rrëfyer për eksperiencën e tyre në rrugëtim, ndërsa kanë bërë dhe një premtim të veçantë.
Roza Lati i kërkoi atyre të bënin një tatuazh të përbashkët, gjë që djemtë e realizuan në transmetim “live”.
“I’ts PM to the DAGZ now” shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.
Rikujtojmë se të dy prej tre kanë krijuar edhe lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilat kanë arritur të vazhdojnë edhe pas përfundimit të formatit.
Ata kanë sjellë për publikun këngën e titulluar “Hana” në bashkëpunim me Fifin.
Kënga dhe videoklipi u pritën shumë mirë nga fansat duke u kthyer kështu menjëherë në një ‘hit’ të preferuar nga të gjithë.
“Hana” është pëlqyer aq shumë, sa që projekti ka arritur një sukses tjetër të madh, duke u renditur në vendin e 30-të në videot muzikore në të gjithë botën.