Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur gjatë një prononcimi për mediat nga Vora se ka marrë informacion të drejtpërdrejtë nga anëtarët e KZAZ-së atje për situatën e procesit të votimit dhe problematikave që janë bërë prezente.

Një ndër problematikat më të rëndësishme është ajo në lidhje me komisionerët e PD-së të cilët nuk janë miratuar nga anëtarët e KZAZ. Celibashi tha se anëtarët kanë marrë një vendim jo të thjeshtë, por nga pikëpamja procedurale veprimet e tyre kanë qenë korrekte. Ndërsa nga pikëpamja përmbajtësore e vendimeve, kur ka qenë rasti është korrigjuar nga KAS tha Celibashi.

“Erdhëm këtu në KZAZ e Vorës për të marrë më së pari informacion nga anëtarët e KZAZ në Vorë mbi ecurinë e procesit të votimit dhe problematikat që janë bërë prezente në KQZ nga dje dhe sot nga subjekte të ndryshme zgjedhore. Dua ta them që meritojnë të përgëzohen dhe falenderohen anëtarët e KZAZ së Vorës bashkë me sekretarin për punën që kanë bërë sepse qartazi duket se ka qenë një situatë, që edhe nga pikëpamja ligjore nuk ka qenë shumë e thjeshtë që ata të vendosin, por në fund të fundit besoj ia kanë dalë. Nga pikëpamja procedurale veprimet e tyre kanë qenë korrekte. Nga pikëpamja përmbajtësore vendimet që kanë marrë kur ka qenë rasti janë korrigjuar nga KAS dhe pamë edhe verifikuam çfarë ata kanë disponuar pas vendimit të KAS është në përputhje me parashikimet e ligjit”, u shpreh Celibashi.