Pozicioni i Turqisë për blerjen e sistemeve raketore rus S-400 është i pandryshuar dhe çështja është një “marrëveshje e përfunduar”, tha sot presidenti tuk Recep Tayyip Erdogan. Sipas Sky news, Erdogan në daljen e tij për mediat iu tha gazetarëve pas kthimit nga një samit i NATO-s në Bruksel se bisedimet me Uashingtonin për avionët dhe pajisjet e reja F-16 po shkonin mirë. “Janë dy çeshtje në të cilat kanë ngecur negociatat për vendosjen e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës,” sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Dhe ato kanë të bëjnë me statusin e Krimesë dhe Donbasit. “Çështja e parë ka të bëjë me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, një pikë në të cilën presidenti ukrainas Zelensky tashmë ka bërë një hap prapa. E dyta ka të bëjë me njohjen e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare të vendit dhe gjithashtu për këtë Zelensky ka pranuar.

Çmilitarizimi paraqet probleme të mëdha. Çeshtja e katërt ka të bëjë me sigurinë kolektive dhe këtu Zelensky ka treguar një qëndrim bashkëpunues”, tha Erdogan. Nga ana tjetër, nuk ka ende një rezultat për Donbasin dhe Krimenë. “Ukraina e sheh integritetin e saj territorial të kërcënuar dhe për këtë arsye nuk është e gatshme të negociojë për statusin e Krimesë dhe Donbasit. Megjithatë Zelensky bëri një lëvizje shumë të zgjuar për të mbajtur një referendum për Donbasin “, tha Erdogan.

Për sa i përket qëndrimit të Ankarasë ai tha: “Që në çdo takim në vitin 2014, me presidentin rus Vladimir Putin, Turqia ka qenë kundër pushtimit”, tha Erdogan.

“Unë mund të takohem me Putinin në ditët e ardhshme dhe do t’i kërkoj atij që të jetë arkitekti i hapave të ardhshëm drejt paqes. Do të duhet të punojmë për një zgjidhje të ndershme nga kjo situate” tha ai.