Protesta e kthyer në partiake pasi u mor në dorë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta është lajmëruar të shtunën. Por, ç’po ndodh ndërkohë në qytetet e Shqipërisë?
Burimet nga brenda LSI dhe koalicionit të Shtëpisë së Lirisë bëjnë me dije se koordinatorët e tyre janë hedhur në sulm duke përpiluar listat e pjesëmarrësve edhe kundrejt pagesës. Ndërkohë, konfirmohet se nga ana tjetër eksponentë pranë doktorit dhe Ilir Metës kanë nisur poashtu edhe pagesat për furgonat dhe autobbusët që do sigurojnë transportin e pjesëmarrësve.
Kujtojmë që Sali Berisha vetë ka konfirmuar se për të organizuar një protestë duhen disa ditë, ndaj shtyrja e protestës për të shtunën mesa duket është mjaftueshëm për marifetet e tij.