Klubet sportive në mbarë botën vazhdojnë ta mbështesin në mënyra të ndryshme popullin ukrainas.

E njëri prej tyre është edhe Real Madridi.

Gjiganti spanjoll ka vendosur ta ndihmojë financiarisht, sipas mundësive, Ukrainën, e cila po përballet me sulme të ashpra ushtarake nga Rusia.

Madrilenët në fakt i kanë ndarë 1 milion euro për popullin ukrainas, njofton mediumi spanjoll “AS”.

“Los Blancos” kështu iu bashkuan kampanjës “Të gjithë me Ukrainën”, e cila ka për qëllim të grumbullojë sa më shumë fonde për popullin ukrainas, të prekur nga lufta.

Real Madridi është zotuar po ashtu se do të kontribuojë në pritjen e refugjatëve ukrainas, të cilët pritet të vendosen në Spanjë.

Ky është një gjest për t’u marrë shembull nga klubet tjera.

Ndërkohë, tifozët po e bëjnë punën e tyre me parulla të ndryshme, përmes së cilave po bëjnë thirrje të ndalet lufta dhe po e mbështesin popullin ukrainas.