Shqipëria do të luajë ditën e sotme përballë Spanjës në një ndeshje miqësore në stadiumin e Espanyol. Një sfidë ndaj një kundërshtari mjaft prestigjioz dhe shumë të vështirë.
Armando Broja ka ndryshuar numrin që do të mbajë veshur, me yllin kuqezi që do veshë numrin 9, pasi më parë ka mbajtur numrin 17. Nga debutuesit e Shqipërisë, mesfushori Kristjan Asllani do të mbajë fanellën me numrin 19.
Ndërkohë, janë publikuar edhe formacionet, ku Edy Reja surprizon vetëm me portën, teksa do të jetë Etrit Berisha, edhe pse dje në konferencë për shtyp ishte Elseid Hysaj si kapiten.