Raketat dhe bombat ruse po shkatërrojnë plantacionet e grurit në Ukrainë, një prej 5 furnizuesve kryesorë të botës.

Presidenti Ukrainas, Volodymir Zelensky paralajmëron se për këtë arsye, bota mund të rrezikojë të përballet shumë shpejt me një krizë globale të furnizimit me ushqim.

“Trupat ruse po shkatërrojnë fushat e Ukrainës dhe burimet tona të agrokulturës. Ne do të kemi grurë mjaftueshëm për vendin tonë, por mungesa e eksporteve nga Ukraina do të godasë vendet e tjera”
Zelensky e ngriti shqetësimin në forumin ndërkombëtar të Dohas, ku foli edhe mbi çështjen e krizës energjitike.

Ai tha se vendet si Katari mund të japin një kontribut në stabilizimin e situatës energjitike në Europë duke shtuar prodhimin, në një kohe kur Rusia po e përdor naftën dhe gazin si armë për të shantazhuar botën.