Kryeministri Rama sot zhvilloi një takim me fermerët për Paketën e Rezistencës Sociale.
Rama u ndal edhe te çështja e pastrimit duke thënë se është një çështje që ka qenë një tmerr për Durrësin. Një tmerr në sensin e një ndotje masive të përditshme dhe të përnatshme për shkak të Porto Romanos, një kancer që e ndotet të gjithë zonë. Dhe këtë e zgjidhem ku shumë shpejt do të hapet edhe Eko Parku. Ka qenë një problem edhe mbledhja e mbeturinave, e cila po ashtu po sistemohet.
Po ashtu, Kryeministri vijoi më tej: “Këta i thonë incineratorët! Por në fakt nuk është punë incineratorësh, është punë impianteshme prodhim energjie, që kanë garantuar heqjen e një ndotje të madhe në të gjithë këto teritore. Dhe kanë krijuar pika referimi për të vazhduar për të çuar mbeturinat.”
Rama tha se: “Ne e zgjidhëm problemin që mbeturinat që nuk shkojnë më në Porto Romano t’i çojmë në Sharrë. E zgjidhëm pa i kërkuar Bashkisë të rrisë taksat tuaja. Dha qeveria një pjesë të parave që kjo punë të zgjidhej dhe të mos bëheshin kamionët si persona non-grata që kudo ku shkonin u dilnin fshatrët i bllokoni dhe me të drejtë.”
“Hoqëm gjithë këtë stres dhe tani na thonë ja kështu i harxhoni lekët dhe nxorë edhe 430 milionëshin e famshëm. Dhe përfitoj nga rasti ta them se kjo është një punë shumë e madhe për të gjithë njerëzit dhe nuk ka lidhje puna e madhe me abuzimin e cilido individi që ka përfituar nga detyra për të bërë pazaret e veta. Ndërkohë që puna mbetet, sigurisht që mbete”, u shpreh Rama.