Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari i cili, i përfshirë në protestë, i është drejtuar kryeministrit duke i thënë mes të tjerash se ka katër ditë që bëhet protestë dhe ai nuk ka marrë ende asnjë masë.

Në replikën e tij me qytetarin kryeministri Rama sqaron se rritja e çmimit të naftës ka përfshirë të gjithë Europën dhe kjo ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.
Më tej numri një i ekzekutivit sqaron se qeveria shqiptare, ndryshe nga vendet e tjera, nuk ka rritur çmimin e energjisë dhe për këtë ka gati një paketë mbrojtëse.

‘Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!’, vijon Rama.

Replikat:

Zamir Mingo
Me kujtohet ai rasti kur ra termeti dhe ndihma po shkonin per familje ne nevoje, njeri prej tyre po vidhte ndihmat dhe policia e gjeti dhe e denoi. Ne fatkeqsi humanizmi eshte me e pakta qe mund te bejme.
Njesoj edhe sot, ne fatkeqsi humanizmi eshte me e pakta, por per ju dehen 4 dite proteste qe te beni levizjen me te vogel dhe akoma do shohim cdo te beni. Ju jeni njesoj si ai qe vidhte ne ate moment, por me ju nuk ka kush ju denon se keni zaptuar cdo gje dhe fuqia e popullit eshte e vogel para madheshtise se vjedhjes dhe arrogances tuaj.
Shqiperia nuk eshte me e Shqiptareve por slogan i historise se ril8ndasve se tere rinia jashte, truro i nje kombi energjia e nje kombi, dija e nje kombi iken, vazhdoni ju se do korrni atë qe keni bere mes nesh.

Edi Rama
Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave! Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!